top of page
image00001.png

Rama mbledh sot kabinetin qeveritar në Dajt


ree

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë në vilën qeveritare në Dajt.


Kreu i qeverisë vijon me traditën e përvitshme për një takim informal përpara nisjes së sezonit politik të vjeshtës.


Pjesë e mbledhjes do të jenë edhe drejtuesit më të lartë të Partisë Socialiste, por edhe drejtuesit e institucioneve më të rëndësishme të varësisë.


Në fokus të diskutimeve do të jenë prioritetet e qeverisjes. Megjithatë nuk do të lihet pa folur edhe për organizimin e PS-së për zgjedhjet parlamentare të pranverës, ku socialistët duan të marrin mandatin e katërt qeverisës.

Comments


Na kontaktoni:

Faleminderit!

  • White Facebook Icon
  • Instagram

NM Televizion është platforma ku bashkohen mendimet nga kudo: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora shqiptare. Ne jemi zëri i çdo individi, duke ofruar informacione të sakta dhe të paanshme në përputhje me sloganin tonë: "No More Fake News".

© 2025 by NM Televizion

bottom of page