top of page
image00001.png

Pezullohet nga detyra zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku

Nov 20, 2025
1 min read

Gjykata e Posaçme ka marrë vendim ta pezullojë nga detyra zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.


Veç pezullimit nga detyra, Ballukut i është ndaluar dalja jashtë vendit.


Balluku është marrë e pandehur nga SPAK-u lidhur me akuzën për shkeljen e barazisë në tenderë.


Sipas SPAK-ut, akuza ka të bëjë me veprimet që Balluku në cilësinë e ministres të Infrastrukturës dhe Energjisë i ndërmori në një nga procedurat e prokurimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, përkatësisht për seksionin rrugor Orikum-Himarë.

Comments


Na kontaktoni:

Faleminderit!

  • White Facebook Icon
  • Instagram

NM Televizion është platforma ku bashkohen mendimet nga kudo: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora shqiptare. Ne jemi zëri i çdo individi, duke ofruar informacione të sakta dhe të paanshme në përputhje me sloganin tonë: "No More Fake News".

© 2025 by NM Televizion

bottom of page