top of page
image00001.png

Shqipëria hap edhe 4 kapituj të rinj në negociatat me BE, Rama: Deri në fund të vitit synojmë hapjen e të gjithëve

Sep 16, 2025
1 min read

Shqipëria ka hapur sot katër kapituj të rinj në procesin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke e çuar në 28 numrin e kapitujve të hapur deri më tani.


Lajmin e dha vetë kryeministri Edi Rama, fillimisht përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e cilësoi këtë ritëm si “rekord” me 24 kapituj të hapur brenda vetëm 11 muajve.


Nga Brukseli, në një konferencë të përbashkët me Komisioneren për Zgjerimin Marta Kos, Rama u shpreh optimist për vijimin e procesit:


“Ky është grupkapitulli i pestë që hapim brenda 11 muajve, një ritëm rekord. Presim me padurim të hapim edhe grupkapitullin e fundit deri në fund të vitit 2025. Është një objektiv ambicioz, por besojmë se do t’ia dalim,” tha ai.


Kryeministri e përshkroi integrimin evropian si “zgjedhjen e parë të lirë në historinë e vendit për t’u martuar me një ‘perandori’ vlerash, të drejtash dhe sigurie, ku qytetarët shqiptarë do të jenë të mbrojtur dhe të barabartë me ata evropianë”.

 
 
 

Comments


Na kontaktoni:

Faleminderit!

  • White Facebook Icon
  • Instagram

NM Televizion është platforma ku bashkohen mendimet nga kudo: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora shqiptare. Ne jemi zëri i çdo individi, duke ofruar informacione të sakta dhe të paanshme në përputhje me sloganin tonë: "No More Fake News".

© 2025 by NM Televizion

bottom of page