top of page
image00001.png

Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeveritar

Sep 15, 2025
1 min read

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur këtë të hënë (15 shtator) dekretin për kabinetin e ri qeveritar, duke hapur rrugën për nisjen e mandatit të katërt të kryeministrit Edi Rama.


Sipas procedurës kushtetuese, përbërja dhe programi i Qeverisë do të kalojnë fillimisht në Kuvend, ndërsa më pas kryeministri dhe ministrat do të betohen në Institucionin e Presidentit.


Në kabinetin e ri spikasin disa emra të rinj, por edhe rikthime të njohura në poste kyçe. Ja lista e plotë e ministrave të dekretuar nga Presidenti Begaj:


  • Belinda Balluku – Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

  • Albana Koçiu – Ministre e Punëve të Brendshme

  • Elisa Spiropali – Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme

  • Petrit Malaj – Ministër i Financave

  • Blendi Gonxhja – Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit

  • Sofjan Jaupaj – Ministër i Mjedisit

  • Mirela Kumbaro Furxhi – Ministre e Arsimit

  • Evis Sala – Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

  • Delina Ibrahimaj – Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit

  • Besfort Lamallari – Ministër i Drejtësisë

  • Pirro Vengu – Ministër i Mbrojtjes

  • Andis Salla – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

  • Ervin Demo – Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor

  • Majlinda Dhuka – Ministre Shteti dhe Kryenegociatore

  • Adea Pirdeni – Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

  • Toni Gogu – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin


Ceremonia e betimit do të zhvillohet ditët e ardhshme në Presidencë, duke formalizuar nisjen e qeverisë së re.



Comments


Na kontaktoni:

Faleminderit!

  • White Facebook Icon
  • Instagram

NM Televizion është platforma ku bashkohen mendimet nga kudo: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora shqiptare. Ne jemi zëri i çdo individi, duke ofruar informacione të sakta dhe të paanshme në përputhje me sloganin tonë: "No More Fake News".

© 2025 by NM Televizion

bottom of page