top of page
image00001.png

Ndryshime në qeveri - Ina Majko emërohet zv.Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale


ree

Ina Majko është emëruar zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pasi më 11 maj nuk arriti të siguroj një vend në Kuvend si deputete. Kandidatja e Partisë Socialiste për deputete në qarkun e Vlorës, u emërua në detyrën e re me vendim të  Këshillit të Ministrave.


Ndërkohë nga kjo detyrë është shkarkuar nga detyra Niko Hyka, i cili mbante postin e zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Gjatë takimeve të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama pati deklaruar emrin e Majkos si pjesë të qeverisë së ardhshme nëse Partia Socialiste fiton zgjedhjet e 11 majit.


“Unë jam shumë krenar që për herë të parë Partia Socialiste bëhet promotore e një kandidature nga komuniteti rom. Një vajzë nga Delvina, e cila përfaqëson vajzat e margjinalizuara, por që jo vetëm mund të jetë një zë i nevojshëm në Kuvendin e Shqipërisë por që edhe nëse nuk do të jetë në Kuvendin e Shqipërisë patjetër që do të jetë një zë në qeverisjen tonë të mandatit të ardhshëm”, tha Rama gjatë një takimi me vajzat dhe gratë në Korçë në fushatë.



V E N D I M 

PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


Z. Niko Hyka, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë.


Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

**********


V E N D I M 

PËR EMËRIM NË DETYRË


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


Znj. Ina Majko emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.


Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

Comentarios


Na kontaktoni:

Faleminderit!

  • White Facebook Icon
  • Instagram

NM Televizion është platforma ku bashkohen mendimet nga kudo: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora shqiptare. Ne jemi zëri i çdo individi, duke ofruar informacione të sakta dhe të paanshme në përputhje me sloganin tonë: "No More Fake News".

© 2025 by NM Televizion

bottom of page