top of page
image00001.png

Miratohet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 11 majit

Aug 28, 2025
1 min read

Komisioni Rregullator miratoi sot rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit, me tre vota pro dhe dy kundër. Pas këtij vendimi, presidenti Bajram Begaj ka 10 ditë kohë, duke nisur nga 9 shtatori – data kur përfundon mandati i Kuvendit aktual – për të dekretuar fillimin e legjislaturës së re.


Sipas rezultatit të certifikuar, Partia Socialiste siguroi 83 mandate, aleanca e Partisë Demokratike 50 mandate, Partia Socialdemokrate tre, Partia Mundësia dy, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet nga një mandat secila.


Edhe pse opozita ankimoi rezultatet në të gjitha qarqet, duke sjellë hapjen e disa kutive në Durrës e Elbasan, si dhe të plotë në Fier e Tiranë, rinumërimi nuk solli ndryshime në përfundimin përfundimtar.



Comments


Na kontaktoni:

Faleminderit!

  • White Facebook Icon
  • Instagram

NM Televizion është platforma ku bashkohen mendimet nga kudo: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora shqiptare. Ne jemi zëri i çdo individi, duke ofruar informacione të sakta dhe të paanshme në përputhje me sloganin tonë: "No More Fake News".

© 2025 by NM Televizion

bottom of page