top of page
image00001.png

Kryebashkiakja e Parisit noton në Senë


ree

Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, notoi në Senë pak ditë para nisjes së Lojërave Olimpike Verore. Një veprim ky për të larguar frikën se ujërat e lumit që përshkon kryeqyetetin francez janë të ndotura dhe nuk mund të mbahen garat olimpike.


Së bashku me Hidalgo ishte edhe kreu i komitetit organizator të Paris 2024, Tony Estanguet dhe prefekti rajonit Ile-de-France, Marc Guillaume. Pak ditë më parë edhe ministrja franceze e Sportit, Amelie Oudea-Castera kreu të njëjtin veprim.


Në lumin Senë janë parashikuar të mbahen garat e kanotazhit dhe kanoes, por edhe ato të triathlonit. Ceremonia e hapjes së olimpiadës verore do të zhvillohet më 26 korrik në lumin Senë dhe ky eveniment do të zgjasë deri më 11 gusht me pjesëmarrjen e thuajse 11 mijë sportistëve nga mbi 200 vende të botës. /NM

Comments


Na kontaktoni:

Faleminderit!

  • White Facebook Icon
  • Instagram

NM Televizion është platforma ku bashkohen mendimet nga kudo: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora shqiptare. Ne jemi zëri i çdo individi, duke ofruar informacione të sakta dhe të paanshme në përputhje me sloganin tonë: "No More Fake News".

© 2025 by NM Televizion

bottom of page