top of page
image00001.png

KQZ ndan mandatet për Tiranën: Lapaj i “merr” mandatin Shabanit


ree

Mandatin e fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” në Tiranë, do ta marrë Kleana Xhuveli, e cila është kushërirë e parë e Adriatik Lapajt.


Ky është vendimi që sapo ka marrë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e kësaj të mërkure, më 23 korrik, duke i dhënë fund debatit mes dy drejtuesve të këtij koalicioni: Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani.


Gjatë fjalës së tij, kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi tha se nuk qëndron argumenti i paraqitur nga përfaqësuesja ligjore partisë “Shqipëria Bëhet”, Dorina Prethi, se KQZ ka miratuar në heshtje dorëheqjet në bllok të kandidatëve të listës së mbyllur ditën e zgjedhjeve më 11 Maj. Prethi me këtë argument kishte kërkuar kalimin e mandatit tek kandidatët e listës së hapur.


“Ka dy momente ligjore që për vendimmarrjen në lidhje me shpalljen e kandidatit fitues. Ka dy çështje që duhen sqaruar, e para a janë që prej 11 majit kandidatë për deputetë 12 personat e listës së mbyllur të cilët në këtë datë kanë depozituar deklaratën e dorëheqjes nga kandidimi? Çështja e dytë, a mundet që në këtë fazë akoma pa u shpërndarë mandatet dhe pa u shpallur kandidatët fitues një kandidat i listës së mbyllur të mund të kërkojë të mos e marrë mandatin nëse është rasti që ai do duhet ta marrë.



Në lidhje me çështjen e parë, janë apo nuk janë sot kandidatë për deputetë ata të listës së mbyllur. Pretendimi juaj se kjo dorëheqje është pranuar në heshtje nga KQZ, nuk qëndron argumenti se KQZ i ka miratuar në heshtje këto dorëheqje. Me miratimin e listave të kandidatëve sipas Kodit Zgjedhor, procesi quhet i mbyllur, në asnjë rrethanë juridike nuk mund të rikonsiderohen, si kërkesa ashtu edhe vendimmarrja”, tha Celibashi, i cili pas këtij argumentimi tha se mandati do t’i kalojë zyrtarisht kandidates nga lista e mbyllur, Kleana Xhuvelit, duke i dhënë kështu zgjidhje konfliktit të krijuar brenda koalicionit për mandatin e vetëm të fituar në Tiranë.

Comments


Na kontaktoni:

Faleminderit!

  • White Facebook Icon
  • Instagram

NM Televizion është platforma ku bashkohen mendimet nga kudo: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora shqiptare. Ne jemi zëri i çdo individi, duke ofruar informacione të sakta dhe të paanshme në përputhje me sloganin tonë: "No More Fake News".

© 2025 by NM Televizion

bottom of page