top of page
image00001.png

Trump-Putin në samitin e Alaskës: tapet i kuq, lojë fuqie, rezultat zero

Aug 15, 2025
2 min read

Updated: Aug 16, 2025


Analizë – Nga La Stampa, Anna Zafesova


Donald Trump e vlerësoi si “10 me 10” takimin e tij me Vladimir Putinin në Alaskë, por pas tre orësh bisedime rezultati ishte praktikisht zero. Nuk pati as armëpushim në Ukrainë, as marrëveshje të pjesshme, as një udhërrëfyes për paqen – madje as darkë të përbashkët të delegacioneve. Gjithçka u hoq nga axhenda.


Kjo “zero” është paradoksalisht një fitore për Volodymyr Zelensky-n. Në një samit të shpallur “historik” nga Shtëpia e Bardhë që në nisje, ekzistonte frika e një kompromisi për “shkëmbim territoresh” pa miratimin e Kievit – një skenar që do të sillte krizë të paprecedentë.


Nga ana tjetër, duket se Putin erdhi pa plan B, pa pritshmëri reale për të shtyrë përpara një marrëveshje për fundin e luftës. Politologu rus Aleksandr Morozov e përshkroi takimin si një “meshë të zezë”, ku rëndësi kishte vetë rituali i takimit dhe jo përmbajtja.


Gjithçka u shndërrua në një shfaqje fuqie: nga skenografia dhe simbolikat, bluza e Lavrov, fluturimi i avionëve amerikanë mbi bazë, deri te momenti kur Trump e shoqëroi Putinin brenda “Bishës amerikane”, makinës së blinduar presidenciale. Me këtë gjest, presidenti rus tregoi gatishmërinë për të rrezikuar sigurinë e tij duke hyrë në një bazë ushtarake amerikane – vetëm për të dërguar mesazhin se Ukraina nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur.


Objektivi i tij nuk ishte një rezultat konkret, por shfrytëzimi i Alaskës si simbol i “fqinjësisë së mirë” mes SHBA-ve dhe Rusisë. Nga ky këndvështrim, Putini e arriti misionin: ai theu izolimin diplomatik dhe u shfaq botërisht me tapetin e kuq që Trump i shtronte një lideri të akuzuar për krime lufte.


Ndërkohë, lufta në Ukrainë vijon pa asnjë shenjë ndalimi.

Comments


Na kontaktoni:

Faleminderit!

  • White Facebook Icon
  • Instagram

NM Televizion është platforma ku bashkohen mendimet nga kudo: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora shqiptare. Ne jemi zëri i çdo individi, duke ofruar informacione të sakta dhe të paanshme në përputhje me sloganin tonë: "No More Fake News".

© 2025 by NM Televizion

bottom of page