Asambleja e PS-së | Rama prezanton qeverinë. Niko Peleshi në krye të Kuvendit, Manastirliu te Bashkia e Tiranës

Tiranë, 11 shtator 2025 — Kryeministri Edi Rama prezantoi sot Kabinetin e tij të ri qeveritar, që do të drejtojë Shqipërinë gjatë mandatit të katërt 4-vjeçar. Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ishte skena ku u dhanë emrat, postet dhe skicat e reja të politikave qeveritare, me disa risitë që kapën menjëherë vëmendjen.
Lista e plotë e kabinetit:
Kryeministër - Edi Rama
Zëvendëskryeministër & Ministër i Infrastruktures dhe Energjisë - Belinda Balluku
Ministër i Brendshëm - Albana Koçiu
Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme - Elisa Spiropali
Ministër i Financave - Petrit Malaj
Ministër i Kulturës, Turizmit dhe Sportit - Blendi Gonxhja
Ministër i Mjedisit - Sofjan Jaupaj
Ministër i Arsimit - Mirela Kumbaro
Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale - Evis Sala
Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit - Delina Ibrahimaj
Ministër i Drejtësisë - Besfort Lamallari
Ministër i Mbrojtjes - Pirro Vengu
Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural - Andis Salla
Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor - Ervin Demo
Ministër i Shtetit dhe Kryenegociatore për Integrimin në BE - Majlinda Dhuka
Ministre e Shtetit për Antikorrupsionin dhe Administratën Publike dhe Zëvendëskryenegociatore - Adea Pirdeni
Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin - Toni Gogu
Çfarë ka ndryshuar dhe ç’të reja sjell kabineti
Largime dhe hyrje: Tetë ministra janë larguar nga posti në qeveri, ndërsa disa emra të rinj hynë në kabinet.
Ministre femër në krye të Brendshme: Albana Koçiu merr postin e Ministres së Punëve të Brendshme — për herë të parë një grua në këtë pozicion.
Ministër “virtual”: Një risi teknologjike – “Diella”, një ministër jo fizik, por virtual, do të operojë mbi disa procese, në veçanti në prokurimet publike.
Rikonfirmime në poste kyçe si financat (Petrit Malaj), mbrojtja (Pirro Vengu), infrastruktura dhe energjia (Belinda Balluku).
Riorganizim dikasteresh: Kultura, turizmi e sporti bashkohen në një dikaster të vetëm; mjedisi merr post të veçantë; arsimit i ikin sportet.
Kuvendi i Shqipërisë do të drejtohet nga Niko Peleshi, ndërsa Klodiana Spahiu do të jetë nënkryetarja e re.
Sfidat dhe prioritetet që priten nga qeveria e re
Integrimi Evropian: Kabineti përfshin ministra që do të kenë rol të madh në procesin e negociatave me BE-në (Majlinda Dhuka, Elisa Spiropali e Adea Pirdeni). Prioritet do të jetë përmbushja e kushteve që Komisioni Evropian i kërkon Shqipërisë, veçanërisht ato që lidhen me drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit.
Reforma në drejtësi dhe transparenca:
Rama theksoi se reforma nuk mund të jetë vetëm ligjore, por edhe praktike, duke përfshirë respektimin e prezumimit të pafajësisë, hetime pa interferenca politike dhe institucione që funksionojnë me pavarësi.
Rilindja Urbane 2.0 dhe qeverisja lokale: Me kandidaturën e Ogerta Manastirliut për Bashkinë e Tiranës dhe kërkesën për shkarkimin e kryebashkiakëve që nuk janë në gjendje të ushtrojnë detyrat në rrugë ligjore, Rama shpalli urgjencën për reformën territoriale dhe zgjedhjet lokale për disa bashki.
Lufta kundër nepotizmit dhe etika institucionale: Qeveria e re ka paralajmëruar masa konkrete për të ndihmuar, komision etike dhe përjashtim nga grupi parlamentar për deputetë që favorizojnë më tepër lidhjet familjare sesa meritokratinë.
Kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama shpalli sot vendimin për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë Tiranë. Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, ai i kërkoi anëtarëve socialistë të Këshillit Bashkiak të kryeqytetit të aktivizojnë mekanizmin e shkarkimit të kryebashkiakut Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej shkurtit të këtij viti.
'T'i hapim rrugë zgjedhjeve për një kryetar të ri', Rama porosi anëtarëve socialistë të Këshillit Bashkiak të Tiranës: Shkarkoni Erion Veliajn
"Vijmë te emergjencat e Tiranës. Pas 7 muajsh nuk ka kryetar, asnjë kryetar të votuar në krye të detyrës, asnjë kryetar të dënuar nga drejtësia, kemi një kryetar të zgjedhur nga populli, të cilit i është mohuar e drejta e gjykimit në liri, i është bërë një gjyq i gjatë pasqyrat e pazarit mediatik, dhe një shkelje e hapur e ligjit dhe çdo zakoni i atij xhevahiri nga brenda atij tezge dhe biseda me familjarë nga telefoni i burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend, në asnjë vend demokratik, diktatorial jo e jo, shkelja ka qenë më e hapur, më brutale, në shpërdorim total të detyrës, nga ata të tre që duhet të mbajnë nën kontroll materialet hetimore, por kjo është temë tjetër.Askush nuk di ta thotë sa mund të zgjasë kjo histori, ndërkohë që asnjë zëvendës i pavotuar i popullit, i kryetarit të bashkisë, nuk mund ta ketë legjitimitetin demokratik dhe forcën e brendshme, për ta udhëhequr 2 vjet bashkinë e kryeqytetit të vendit. Tirana ka punë të mëdha, të panumërta, ditë dhe natë. Nuk i heq asnjë meritë kryetarit në detyrë për çfarë ka bërë në këto 7 muaj. E falënderoj. Por sot ne duhet të marrim vendim politik për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për një kryetar bashkie të ri në Tiranë. Përfaqësuesit tanë në këshillin bashkiak duhet të vënë në punë mekanizmin e shkarkimit të kryetarit të zgjedhur. Nuk është një propozim që unë e bëj me zemër të lehtë, prandaj i kuptoj të gjithë ata që mund të mos ndihen mirë nga një vendim i tillë",- tha Rama.
Rama propozon Niko Peleshin për kryetar Kuvendi, deputeten Spahiu nënkryetare! Balla rikthehet si kreu i grupit
Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama propozoi Niko Peleshin për kryetar të Kuvendit, duke zëvendësuar në këtë post Elisa Spiropalin, në legjislaturën e re që nis të premten.
Deputeten e Durrësit, Klodiana Spahiun, e propozoi për nënkryetare të parlamentit, ndërsa riktheu Taulant Ballën në rolin e kryetarin të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, duke e lëvizur nga detyra e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Ja detyrat e reja të ministrave të larguar nga kabineti qeveritar:
Ulsi Manja – largohet nga posti i ministrit të Drejtësisë, dhe propozohet drejtues i Komisionit Parlamentar të Ligjeve.
Ervin Hoxha – largohet nga punët e brendshme, por nuk merr post të ri, krahas atij të deputetit të qarkut të Tiranës.
Anila Denaj – largohet nga bujqësia, por nuk merr post të ri, krahas detyrës si deputete e qarkut të Tiranës.
Igli Hasani – largohet nga posti i ministrit të Evropës dhe Punëve të Jashtme, dhe propozohet drejtues i Komisionit të ri Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Arbjan Mazniku – largohet nga posti i ministrit të shtetit për Pushtetin Vendor, dhe propozohet drejtues i Komisionit të ri Parlamentar për Reformën Territoriale 2.0.
Bora Muzhaqi – largohet nga rinia dhe fëmijët, por nuk merr post të ri, krahas detyrës si deputete e qarkut të Elbasanit.
Ogerta Manastirliu dhe Taulant Balla me detyra të reja të rëndësishme, përkatësisht Manastirliu kandidate për Bashkinë e Tiranës dhe Balla kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste.





Comments