Zjarr i madh në Çerkovicë dhe Dhivër. Ekipe e emergjencës në “luftë” me flakët, evakuohen banorët
- NM Televizion
- 5 days ago
- 1 min read

Një zjarr i madh ka përfshirë prej orësh zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit në bashkinë Finiq, ku ekipet e zjarrfikësve, të mbështetura nga Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit dhe me ndërhyrje ajrore, po punojnë intensivisht për të vënë flakët nën kontroll.
Në terren janë angazhuar gjithashtu edhe strukturat e tjera të emergjencës, të cilat po ndihmojnë në evakuimin e banorëve që ndodhen pranë zonave të rrezikuara, duke garantuar sigurinë e tyre. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës dhe koordinimin e veprimeve për të shmangur përhapjen e zjarrit dhe për të eliminuar çdo rrezik për komunitetin.
“Ekipet e zjarrfikësve, të mbështetura nga trupat e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit dhe me ndërhyrjen nga ajri, po punojnë për të vënë nën kontroll flakët në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit, në bashkinë Finiq.
Prej disa orësh, efektivët janë angazhuar në terren, duke luftuar intensivisht me flakët dhe duke ndihmuar në evakuimin e përkohshëm dhe shoqërimin e banorëve brenda perimetrit të sigurisë së përcaktuar.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës dhe koordinimin me strukturat në vend për të garantuar eliminimin e rrezikut në zonë”, njofton Ministria e Mbrojtjes.
Komentarze