Shpërthim tritoli makinës në Sarandë, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Sarandë, ku një person ka humbur jetën pas shpërthimit të një lënde eksplozive.
Sipas të dhënave paraprake, një sasi tritoli ishte vendosur në automjetin e viktimës, duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të mjetit, shtetasit me inicialet I.J., me precedent të mëparshëm penal.
Mësohet se I.J. i kishte shpëtuar një atentati të mëparshëm të ndodhur në vitin 2011.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe dokumentimin ligjor të rastit.





Comments