top of page
image00001.png

TEC pa leje në Delvinë, arrestohen dy inxhinierët. Në kërkim pronari dhe administratori


ree

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Inspektoratin e Mjedisit dhe IKMT Tiranë, bllokoi punimet dhe arrestoi dy inxhinierë që po ndërtonin pa leje një impiant gazi (TEC) në pronë publike në Delvinë. Gjatë kontrollit u evidentua se kompania po kryente ndërtim pa leje dhe pa autorizim nga organet përkatëse.


Në flagrancë u arrestuan: E. M., 31 vjeç, përgjegjës i impiantit të gazit dhe L. M., 53 vjeç, përgjegjës i kantierit të ndërtimit.


Ndërsa në kërkim u shpallën: S. M., 56 vjeç, pronari i kompanisë dhe J. I., 36 vjeç, administratori i kompanisë.


Të gjithë dyshohen për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” me qëllim përfitimi dhe “Pushtimi i tokës”. IKMT-ja ka bllokuar punimet në impiant, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.

Comments


Na kontaktoni:

Faleminderit!

  • White Facebook Icon
  • Instagram

NM Televizion është platforma ku bashkohen mendimet nga kudo: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora shqiptare. Ne jemi zëri i çdo individi, duke ofruar informacione të sakta dhe të paanshme në përputhje me sloganin tonë: "No More Fake News".

© 2025 by NM Televizion

bottom of page