top of page
image00001.png

SPAK zyrtarizon: Nën hetim 14 zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë, përfshirë tre deputetë dhe një ish-ministër

Aug 22, 2025
2 min read

Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka konfirmuar se aktualisht janë duke u hetuar 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të nivelit të lartë. Mes tyre, SPAK bën me dije se tre janë deputetë, një është ish-deputet dhe një ish-ministër.


Këto të dhëna janë bërë publike në “regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve” për muajin korrik të publikuar së fundmi.


Pyetja që i ishte drejtuar Strukturës së Posaçme Antikorrupsion ishte se cili është numri i zyrtarëve dh eish-zyrtarëve të lartë që aktualisht janë duke u hetuar. Dhe përgjigja është kjo: ”Në total janë 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, përfshirë 3 deputetë, 1 ish-deputet dhe 1 ish-ministër”.


Në vazhdim të kësaj, është dhe një tjetër pyetje që i drejtohet SPAK-ut: “Pak muaj më parë keni konfirmuar zyrtarisht se keni një ministër nën hetim? Cili është ministri dhe a po vlerësohet nga SPAK caktimi i masë sigurimi ndaj tij/saj?” Dhe përgjigja është e shkurtër:”Një ish-ministër është nën hetim.”


SPAK nuk ka zbuluar emra.


Ndërkohë një tjetër pyetje që i është drejtuar SPAK-ut është kjo: “Nga lista e deputetëve që kanë dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, a ka persona nën hetim?


Kësaj pyetjeje SPAK i përgjigjet me këto fjalë: “Emrat e përfshirë në listat e dërguara, nuk rezultojnë të jenë regjistruar deri tani si persona në hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.


Hetimet për krimet zgjedhore


Pyetje të tjera që i janë drejtuar SPAK-ut lidhen dhe me krimet zgjedhore. Lidhur me këtë çështje, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfirmuar se gjatë periudhës raportuese janë administruar 193 materiale kallëzuese që lidhen me dyshimet për krime zgjedhore. 43 prej tyre janë regjistruar si procedime penale, pra kanë kaluar në fazën e hetimit.


Nga 43 procedimet penale të regjistruar për krime zgjedhore:

  • 22 janë iniciuar mbi bazën e referimeve nga Policia e Shtetit.

  • 1 është referuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve

  • 9 janë nisur kryesisht nga SPAK.

  • 3 kanë ardhur si rezultat i kallëzimeve nga shtetas të ndryshëm.

  • 3 janë referuar nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.

  • 4 janë bazuar në kallëzimet e subjekteve politike.

  • 1 është ndarë nga një procedim tjetër penal


Nga 43 procedime penale të regjistruara gjithsej rezulton se:

  • 39 janë në hetim

  • 1 procedim penal është dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim. 

  • 1 procedim penal është pezulluar.

  • 1 procedim penal është dërguar për kompetencë në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.

  • 1 procedim penal është bashkuar me një procedim tjetër penal.


Nga totali i procedimeve/hetimeve:

  • 35 procedime janë regjistruar për veprën penale të nenit 328 (korrupsionit aktiv në zgjedhje).

  • 4 procedime janë regjistruar për të dy nenet, respektivisht, sipas nenit 328 me nenin 328/b (korrupsioni aktiv/pasiv në zgjedhje).

  • 1 procedim është regjistruar sipas nenit 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike).

  • 1 procedim është regjistruar për të dy nenet, respektivisht nenit 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike dhe nenit 248 (shpërdorimi i detyrës).

  • 1 procedim është regjistruar sipas nenit 329 (kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje).

  • 1 procedim i ndarë është regjistruar për të dy nenet, respektivisht, sipas nenit 328 me nenin 328/b (korrupsioni aktiv/pasiv në zgjedhje).

Comments


Na kontaktoni:

Faleminderit!

  • White Facebook Icon
  • Instagram

NM Televizion është platforma ku bashkohen mendimet nga kudo: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora shqiptare. Ne jemi zëri i çdo individi, duke ofruar informacione të sakta dhe të paanshme në përputhje me sloganin tonë: "No More Fake News".

© 2025 by NM Televizion

bottom of page