top of page
image00001.png

Rrethohet godina e News24, kërkohet dorëzimi i saj te shoqëria “KAYO”


ree

Ditën e sotme, policia ka rrethuar dhe ka kërkuar lirimin e godinës së televizionit News24 ku ndodhen edhe revista Panorama dhe Balkan Web, duke ndërprerë sinjalin.


Ky hap vjen pasi kontrata e grupit mediatik për godinën, që dikur ishte ajo e Uzinës së ish-Autotraktorëve, ka disa vite që ka mbaruar dhe për lirimin e së cilës ka një vendim gjykate.

I pranishëm mes forcave të policisë është edhe drejtuesi i shoqërisë “KAYO”, Ardi Veliu.


Shoqëria “KAYO” ka kërkuar nga policia dorëzimin e godinës. Kjo e fundit i ka kaluar kompanisë së prodhimit të armëve me vendim të qeverisë për përdorimin e saj në funksion të shoqërisë.


Të tjetra organizata e kanë parë rrethimin e godinës si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj të drejtës kushtetuese për informim dhe ndaj lirisë së shtypit, që përbën themelin e çdo demokracie.


Nuk ka ende një deklaratë institucionale për këtë ndërhyrje, ndërkohë që News24 ka deklaruar se uniformat blu nuk kanë lejuar futjen e gazetarëve në redaksi teksa prania e policisë sipas tyre ka qenë “pa paralajmërim dhe pa vendim gjykate”.

Comments


Na kontaktoni:

Faleminderit!

  • White Facebook Icon
  • Instagram

NM Televizion është platforma ku bashkohen mendimet nga kudo: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora shqiptare. Ne jemi zëri i çdo individi, duke ofruar informacione të sakta dhe të paanshme në përputhje me sloganin tonë: "No More Fake News".

© 2025 by NM Televizion

bottom of page