top of page
image00001.png

Rama shpall reformën e ujit: Burg për vjedhësit, hiqen depozitat – në plan edhe trajtimi i mbetjeve

Sep 3, 2025
1 min read

Sot, më 3 shtator, u prezantua nisma për krijimin e Operatorit Kombëtar të Ujit (OPU). Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njoftuan se struktura e re pritet të nisë funksionimin më 1 janar 2026.


Rama theksoi se sektori i ujit ka trashëguar probleme serioze, nga borxhet e larta, politizimi i skajshëm e deri te mungesa e investimeve. Ai mori Vlorën si shembull të një menaxhimi të dështuar, ku vetëm deri në vitin 2020 borxhet kishin arritur në 13.6 miliardë lekë.


Në fazën e parë të reformës, janë lidhur në rrjet 100 mijë përdorues të rinj dhe janë ndërprerë shumë lidhje të paligjshme. Rama tha se sot 9 nga 15 shoqëri rajonale nuk krijojnë më detyrime ndaj OSHEE-së, duke e quajtur këtë “një hap të jashtëzakonshëm”.


Kryeministri paralajmëroi masa të ashpra kundër abuzimeve, duke theksuar se kushdo që vjedh ujin do të përballet me burg. Ai nënvizoi se qytetarët nuk janë fajtorët kryesorë, por biznese të caktuara si lavazhet, ndërsa bëri me dije se do të hiqen depozitat e ujit në pallate për të shmangur rreziqet dhe përmirësuar furnizimin.


Sipas tij, burimet ujore i përkasin vetëm Republikës së Shqipërisë dhe nuk mund të privatizohen apo përdoren në mënyrë të pabarabartë.


Pas kësaj reforme, qeveria synon të krijojë edhe Operatorin Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve. Rama ironizoi sjelljen e qytetarëve që hedhin mbeturina kudo, duke e quajtur këtë problem një sfidë po aq të madhe sa menaxhimi i ujit.

Comments


Na kontaktoni:

Faleminderit!

  • White Facebook Icon
  • Instagram

NM Televizion është platforma ku bashkohen mendimet nga kudo: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora shqiptare. Ne jemi zëri i çdo individi, duke ofruar informacione të sakta dhe të paanshme në përputhje me sloganin tonë: "No More Fake News".

© 2025 by NM Televizion

bottom of page