top of page
image00001.png

Ndryshimet në qeveri sjellin edhe lëvizje në administratë, cilët janë 4 drejtorët e rinj


ree

Ndryshimet e fundjavës së kaluar në kabinetin qeveritar, kanë bërë që edhe disa prej drejtorive të rëndësishme të kenë lëvizje në pozicionet drejtuese.


Kështu, në Portin e Durrësit pas largimit të Pirro Vëngut në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, drejtuesin do ta marrë Kreshnik Bajraktari.


Ndërkohë te Agjencia Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) është larguar Petrit Malaj që ka marrë postin e Ministrit të Financave dhe në vend të tij ka ardhur Erlind Sulo, që më parë ka mbajtur postin e drejtorit të KESH-it.


Dallëndyshe Bicit i është besuar sërish posti i Kryeinspektores së IKMT-së, pas largimit nga ky institucion i Ervin Hoxhës që zuri vendin e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.


Ndërkohë që pas largimit të Dallëndyshe Bicit nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, vendin e lënë bosh e ka marrë Lorena Goxhabelli, që më parë ka punuar në kabinetin e disa ministrave.

Comments


Na kontaktoni:

Faleminderit!

  • White Facebook Icon
  • Instagram

NM Televizion është platforma ku bashkohen mendimet nga kudo: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora shqiptare. Ne jemi zëri i çdo individi, duke ofruar informacione të sakta dhe të paanshme në përputhje me sloganin tonë: "No More Fake News".

© 2025 by NM Televizion

bottom of page