top of page
image00001.png

Moti i keq përfshin Shqipërinë: Problematika në Tiranë, Durrës e Vlorë

Aug 30, 2025
1 min read

I gjithë vendi është përfshirë këtë të shtunë nga një stuhi e fortë, e shoqëruar me erëra të fuqishme dhe reshje të dendura shiu, që shkaktuan përmbytje dhe dëme materiale në disa qarqe, përfshirë Tiranën, Durrësin, Vlorën dhe Lezhën.


Në kryeqytet, përveç dëmeve në biznese, bëhet me dije se 20 persona janë paraqitur në spital me dëmtime në fytyrë si pasojë e stuhisë; njëri prej tyre është lënduar nga një xham. Erërat e forta rrëzuan pemë në disa zona, duke shkaktuar trafik të rënduar, ndërsa në Zall Bastar u raportua rrëzimi i telave të energjisë elektrike mbi rrugë.


Në Durrës, reshjet e dendura krijuan vështirësi në qarkullim dhe sollën pezullimin e përkohshëm të lundrimit të anijeve të vogla. Në Kavajë, një plep i rrëzuar nga era bllokoi përkohësisht qarkullimin, ndërsa situata problematike është evidentuar edhe në Vlorë.


Sipas parashikimeve, reshje të dendura priten kryesisht në qarqet Durrës dhe Lezhë, ndërsa në Shkodër, Dibër, Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë mesatare deri në intensitet të lartë, të shoqëruara me shtrëngata. Temperaturat nuk do të kalojnë 28°C.


Në këto kushte, bashkitë e Tiranës dhe Vlorës i kanë bërë apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të mos parkojnë automjetet në zona të rrezikuara nga përmbytjet. Po ashtu, Policia Rrugore u ka kërkuar drejtuesve të mjeteve të shmangin shpejtësinë për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Comments


Na kontaktoni:

Faleminderit!

  • White Facebook Icon
  • Instagram

NM Televizion është platforma ku bashkohen mendimet nga kudo: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora shqiptare. Ne jemi zëri i çdo individi, duke ofruar informacione të sakta dhe të paanshme në përputhje me sloganin tonë: "No More Fake News".

© 2025 by NM Televizion

bottom of page