Kapiteneria e Portit Sarandë ndalon nesër lundrimin në Gjirin e Sarandës dhe zonat përreth

Kapiteneria e Portit në Sarandë ka shpallur ndalim të menjëhershëm të lundrimit në të gjithë Gjirin e Sarandës, si edhe në zonat bregdetare të Ksamilit dhe Borshit, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe detare.
Sipas njoftimit zyrtar, erërat e forta dhe dallgët e larta tej normave të lejuara për qarkullim të sigurt detar paraqesin rrezik serioz për jetën në det, duke e bërë të pamundur vijimin e lundrimeve.
Urdhri përfshin të gjitha mjetet lundruese, pa përjashtim:
mjetet turistike të përdorura për shëtitje dhe ekskursione,
anijet e peshkimit,
skafet dhe mjetet e vogla private.
Ndalimi ka hyrë në fuqi më 30 gusht 2025, ora 06:00, dhe do të mbetet i vlefshëm deri në një njoftim të dytë, sapo të përmirësohen kushtet detare.
Autoritetet detare theksojnë se shkelja e këtij urdhri përbën vepër të dënueshme sipas ligjit dhe do të penalizohet. Thirrja e tyre është për kujdes dhe përgjegjësi, në mënyrë që të shmangen ngjarje të rrezikshme gjatë kësaj periudhe.





Comments