Ja çfarë nuk u pa nga mbledhja në Tiranë e kryeministrit me drejtuesit politikë
- NM Televizion
- Sep 17, 2024
- 1 min read

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë në Tiranë një mbledhje me drejtuesit politikë.
Pas përfundimit të mbledhjes, Rama është parë të diskutojë me ministrin Ulsi Manja, ndërsa shumica e socialistëve janë parë të buzëqeshur duke dalë nga godina e Pallatit të Kongreseve.
Kryeministri Edi Rama krahas votave të socialistëve shpall ambicien edhe të maksimalizimit të votës të diasporës për PS në parlamentaret e 2025.
Kjo u pa qartësisht gjatë takimit mes Edi Ramës, koordinatorëve në 12 qarqe dhe kryebashkiakëve socialist gjatë një takimi në Tiranë.
Kryeministri Rama, propozoi në këtë mbledhje zgjedhjen e koordinatorëve të diasporës në çdo nivel të PS.
Comentarios