top of page
image00001.png

Fredi Beleri rikthehet në Shqipëri pas betimit në Parlamentin Europian


ree

Fredi Beleri është kthyer në Shqipëri nga Aeroporti i Rinasit pasi u betua në Parlamentin Evropian si eurodeputet.


I pyetur nëse do të shkojë ditën e sotme në Himarë, Beleri është përgjigjur që nuk do të shkonte.


“Nuk më vjen keq që do të shkoj në qeli”,- u shpreh Beleri nga Rinasi.


Duke folur për kandidatin e ri, Petro Gjikuria për zgjedhjet që do të zhvillohen në Himarë për postin e kryebashkiakut, Beleri tha se ai është një figurë më e përshtatshme se vetë ai.


“Sigurisht që mund t’i fitojë! Opozita ka zgjedhur një kandidat besoj se edhe më të përshtatshëm se unë. Qytetarët e Himarës duhet të mbarojë atë që filluan më 14 maj të 2023-it. Jam i bindur për fitoren!”- u shpreh Beleri.


Në orën 16:00 Belerit i mbaron leja 5 ditore e dhënë nga Drejtoria e Burgjeve. /NM

Comentarios


Na kontaktoni:

Faleminderit!

  • White Facebook Icon
  • Instagram

NM Televizion është platforma ku bashkohen mendimet nga kudo: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora shqiptare. Ne jemi zëri i çdo individi, duke ofruar informacione të sakta dhe të paanshme në përputhje me sloganin tonë: "No More Fake News".

© 2025 by NM Televizion

bottom of page