top of page
image00001.png

Emërohet kryetarja e re e Parlamentit dhe miratohen ndryshimet në qeveri


ree

Elisa Spiropali u emërua këtë të martë si kryetare e Parlamentit me 75 vota pro.


“Jam e prekur si asnjëherë më shumë në jetën time të shkurtër apo të gjatë publike, varet nga këndvështrimi. Faleminderit me zemër! E dimë mirë që ky është ushtrim jashtëzakonisht i vështirë politik, social, sa personal aq edhe kolektiv, por jam e qartë. Çfarë shkon mirë është e juaja, çfarë shkon keq është e kujtdo që e ngjisni këtu lart. Megjithatë kjo më motivon”, tha ajo në fjalën e saj pasi mori detyrën.


Gjithashtu në këtë seancë u miratuan ministrat e rinj të qeverisë Rama, të propozuar nga ky i fundit në Kongresin që zhvilloi Partia Socialiste më 28 korrik.

Ervin Hoxha u emërua ministër i Brendshëm me 76 vota pro. Petrit Malaj u emërua ministër i Financave me 77 vota pro.


Pirro Vëngu emërua ministër i Mbrojtjes me 77 vota pro. Ndërsa Taulant Balla u emërua ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin me 78 vota pro.


Ndërkohë edhe Bledi Çuçi mori 77 vota pro për të zëvendësuar si nënkryetar i Kuvendit Ermonela Felajn.


Gjatë miratimit të ministrave të rinj dhe kryetares së re të Kuvendit ka pasur debate në parlament. Deputetë të opozitës bllokuan foltoren pasi u refuzua kërkesa e tyre për 6 orë debat.


Në krye të tyre qëndronte Gazment Bardhi, të cilin Lindita Nikolla në seancën e fundit në drejtim të Kuvendit, e përjashtoi për shkak të sjelljes.


Comments


Na kontaktoni:

Faleminderit!

  • White Facebook Icon
  • Instagram

NM Televizion është platforma ku bashkohen mendimet nga kudo: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora shqiptare. Ne jemi zëri i çdo individi, duke ofruar informacione të sakta dhe të paanshme në përputhje me sloganin tonë: "No More Fake News".

© 2025 by NM Televizion

bottom of page