top of page
image00001.png

Elisa Spiropali propozohet në krye të Kuvendit, disa ndryshime në qeveri


ree

Pas një fjalimi të gjatë të mbajtur në Kongresin Zgjedhor të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka njoftuar edhe ndryshimet në kabinetin e tij qeveritar.


Kështu, kreu i qeverisë ka hequr nga ministri i Brendshëm, Taulant Ballën duke i dhënë detyrën e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.


Ndërkohë për ministër të Brendshëm, Rama ka propozuar Ervin Hoxhën.


Po ashtu Rama ka ndryshuar edhe ministrin e Financave. Ervin Mete nuk do të mbajë më këtë detyrë, duke ia besuar Petrit Malajt.


Ndërsa postin e ministrit të Mbrojtjes, që e drejtonte Niko Peleshi do ta mbajë Pirro Vëngu. Ndërsa Niko Peleshi do të drejtojë grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

Comments


Na kontaktoni:

Faleminderit!

  • White Facebook Icon
  • Instagram

NM Televizion është platforma ku bashkohen mendimet nga kudo: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora shqiptare. Ne jemi zëri i çdo individi, duke ofruar informacione të sakta dhe të paanshme në përputhje me sloganin tonë: "No More Fake News".

© 2025 by NM Televizion

bottom of page