top of page
image00001.png

Aksident tragjik në aksin Sarandë–Delvinë, humbin jetën dy të reja

Aug 24, 2025
1 min read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, më 24 gusht, në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, ku dy vajza të reja kanë humbur jetën si pasojë e një përplasjeje të fortë mes dy automjeteve.


Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 20:15, automjeti tip “Audi”, i drejtuar nga shtetasi K. N., 23 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Lancia”, që drejtohej nga shtetasja E. Dh., 22 vjeçe.


Përplasja fatale ka rezultuar me humbjen e jetës së drejtueses së mjetit “Lancia” dhe pasagjeres së saj, R. Dh., 20 vjeçe. Një pasagjere tjetër, A. Zh., 24 vjeçe, ka mbetur e plagosur rëndë dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.


Dyshohet se viktimat, E. Dh. dhe R. Dh., janë motra, duke e bërë ngjarjen edhe më tragjike.


Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Comments


Na kontaktoni:

Faleminderit!

  • White Facebook Icon
  • Instagram

NM Televizion është platforma ku bashkohen mendimet nga kudo: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora shqiptare. Ne jemi zëri i çdo individi, duke ofruar informacione të sakta dhe të paanshme në përputhje me sloganin tonë: "No More Fake News".

© 2025 by NM Televizion

bottom of page