Sfidën që e la në mes vitin e kaluar, Eva Buzo e përfundoi këtë të hënë. Notarja me profesion avokate, kaloi brigjet detare nga Italia në Shqipëri për 35 orë e 17 minuta.
Eva Buzo përshkoi 92 km nga brigjet e Leçes deri në Gadishullin e Karaburunit.
Një udhëtim i vështirë për avokaten me origjinë shqiptare, e cila vitin e kaluar ndërpreu sfidën në mes për shkak të komplikacioneve.
Ndërkohë që këtë 19 gusht, avokatja realizoi ëndrrën e saj me sukses, duke përshkruar me not kanalin e Otrantos.
Comments