top of page
image00001.png

Ekonomi / Nisin aplikimet për kredi me 0% interes për mjekët


ree

Për herë të parë këtë vit edhe familjet e reja të mjekëve përfitojnë nga program i qeverisë për dhënie kredie me zero interes.


Vetë ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu vizitoi një prej këtyre familjeve përfituese të cilat vetëm gjatë vitit të shkuar ishin mbi 85 mjekë, teksa janë hapur edhe aplikimet e reja.


Albana Koçiu, ministre e Shëndetësisë: Ne vjet për herë të parë hapëm programin e kredive për blerjen e banesës me kredi të lehtësuar ose më saktë më kredi me interes 0% nga shteti. Kishim vënë 100 kuota në dispozicion, plotësuam 85 kuota, pra 85 mjekë që aplikuan dhe përfituan nga ky program. Ndërkohë që e kemi rihapur sërish këtë vit aplikimet me 45 kuota, tani kemi përfshirë dhe infermierët dhe kjo është risia.


Ministria e Shëndetësisë thekson se për programin e dytë të kredive me interes 0% për banesa, aplikimi bëhet online nëpërmjet e-Albania dhe ato do te jene të hapura deri më 14 Gusht, për të gjithë mjekët dhe infermierët që punojnë në sistemin publik shëndetësor. /NM

留言


Na kontaktoni:

Faleminderit!

  • White Facebook Icon
  • Instagram

NM Televizion është platforma ku bashkohen mendimet nga kudo: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora shqiptare. Ne jemi zëri i çdo individi, duke ofruar informacione të sakta dhe të paanshme në përputhje me sloganin tonë: "No More Fake News".

© 2025 by NM Televizion

bottom of page